Please enter at least 3 characters.

Stenaldo lë përkohësisht shtëpinë e BBVA, mbërrin në studiot e Top Albania Radio dhe befasohet nga Dritan Shakohoxha

Banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo Mëhilli, ka lënë përkohësisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi për të ishte përgatitur një surprizë e veçantë.

Ai është larguar me makinë nga ambientet e shtëpisë, duke vijuar më pas drejt studiove të Top Albania Radio, vendi ku ka nisur dhe zhvilluar një pjesë të rrugëtimit të tij në gazetari.

Në këtë vizitë, Stenaldo u prit nga komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, një figurë që banori e ka imituar shpesh gjatë qëndrimit të tij në reality show, duke argëtuar publikun me zërin karakteristik.

Pas takimit, Shakohoxha kishte përgatitur edhe një dhuratë speciale për të. Ai i dhuroi fanellën e veshur nga Rey Manaj në ndeshjen ndaj Serbia në Leskovc, ku Shqipëria arriti një fitore historike.

Fillimisht, Stenaldo shijoi edhe lëvizjen me makinë në rrugët e qytetit, një moment ndryshe për të, pasi prej rreth 90 ditësh ai ndodhet i izoluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Atmosfera e jashtme dhe surpriza e përgatitur e emocionuan dukshëm banorin, i cili e cilësoi këtë përvojë si një nga momentet më të veçanta të rrugëtimit të tij. /Telegrafi/