Please enter at least 3 characters.

Steienmeier për Italinë: Porosi negative për Evropën, jemi të shqetësuar

2016/12/st.jpg
137:"German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier addresses the media after talks in Berlin on October 15, 2015. AFP PHOTO / TOBIAS SCHWARZ
3:"AFP

Gjermania është e brengosur me krizën qeveritare në Itali pas referendumit të pasuksesshëm dhe paralajmërimeve të dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, duke shtuar se kjo nuk është porosi pozitive për Evropën.

"Me shqetësim po përcjellim rezultatet në Itali. Mendoj se Renzi ka bërë gjënë e duhur, të nevojshme, por votuesit nuk e mbështetën atë”, tha Steinmeier gjatë një vizite në Athinë ku ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka paralajmëruar se sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Matarella pas humbjes në referendumin e së dielës për ndryshimet e propozuara kushtetuese.