Please enter at least 3 characters.

Stambolli nën ujë, humb jetën një person - moti i keq pushton gjithë Turqinë

2019/08/1-139.jpg

‘’Kapriçot’’ e motit kanë paralizuar qytetin e Stambollit.

Reshjet e dendura në vend kanë përmbytur rrugë, dyqane dhe objekte të tjera. Një i pastrehë ka humbur jetën në zonën e Unkapanit, e cila ndodhet në pjesën europiane të Turqisë.

‘’Pazari i Madh’’ i Stambollit është përmbytur plotësisht. Video-at e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë libra dhe mallra të tjerë, të cilat lundrojnë në ujë.

Sipas autoriteteve vendore, volumi i shiut të rënë është 114lg/m2. /javanews/