Spitali dhe rrethi i ngushtë përgënjeshtrojnë lajmin për vdekjen e agjentit Mino Raiola
Lajmi i sotëm (e enjte) për vdekjen e agjentit të njohur të futbollit, Mino Riola, është përgënjeshtruar tashmë dhe thuhet se nuk është i vërtetë.
Mediat e ndryshme evropiane u ‘nguten’ duke raportuar për një vdekje të Raiolas në moshën 54-vjeçare.
E gjitha erdhi pas Raiola ka disa muaj i shtrirë në një spital në Milano, ku pati edhe një intervenim.
Megjithatë, tashmë kanë dalë përgënjeshtrime se lajmi për vdekjen e agjentit të njohur italo-holandez nuk është i vërtet.
Lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali San Raffaelle në Milano, aty ku Raiola po qëndron nga janari.
“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo për ANSA.
Lajmi është përgënjeshtruar edhe nga rrethi i ngushtë i agjentit.
“Janë thashetheme të rreme. Ai Mino Raiola nuk ka vdekur...”, ka shkruar Daniella Matar me burime nga agjencia e Mino Raiolas.
“Ai është në një pozitë të keqe, por nuk ka vdekur”, ka thënë krahu i djathtë i Raiolas, Jose Fortes Rodriguez. /Telegrafi/


