Please enter at least 3 characters.

Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

2021/02/Salih-mustafa-600x360-1.png

Ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, i është vazhduar paraburgimi nga ana e Speciales.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës Nicola Guillou.

Guillou ka kërkuar nga mbrojtja e Mustafës dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti.

Ish-shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës Salih Mustafa, u arrestua më 24 shtator për krime të luftës. /Telegrafi/