Please enter at least 3 characters.

Speca të pjekur të mbushur me djathë: Një dhuratë për qiellzën tuaj!

2020/06/220847_.jpg

Ky kombinim i mrekullueshëm veror do t’ju pushtojë që në kafshatën e parë!Përbërësit e nevojshëm:- 5-7 speca të pjekur;- 500 gramë djathë të freskët të kulluar mirë;- 2-3 lugë parmezan;- bimë erëzash sipas dëshirës (qepujka, borzilok, rozmarinë);- 2 thelpinj hudhra;- kripë sipas dëshirës;- piper sipas dëshirës.Përgatitja:

Djathin e kulluar mirë përzieni dhe shtoni erëzat, sipas dëshirës, hudhrën e grirë mirë dhe kripën.

Mbushni specat dhe radhisni në një enë rezistuese ndaj zjarrit, të cilën e keni bërë me vaj ulliri.

Fusni në furrën e nxehur dhe piqni rreth 20 minuta në 200 gradë Celsius.

Specat shërbeni të nxehtë, por janë të shijshëm edhe kur ftohen.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.