Spanja ‘shkel’ Maqedoninë (Video)
12/11/2016
Spanja ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj shtetit fqinj, Maqedonisë.
Kombëtarja e udhëhequr nga Julen Lopetegui ka shënuar edhe një fitore në Grupin G, ku ka mposhtur në shtëpi Maqedoninë.
Në pjesën e parë, spanjollët shënuan vetëm një gol dhe atë me anë të një autogoli nga Darko Velkoski (34’) dhe më këtë gol përfundoi pjesa e parë.
Ndërsa, në pjesën e dytë, Spanja shënoi edhe tre herë, ku fillimisht ishte mesfushori Vitolo, i cili shënoi në minutën e 63-të për 2-0.
Dy golat tjerë u shënuan për dy minuta, ku në minutën e 84-të ishte Nacho Monreal dhe një minutën më vonë Aritz Aduriz për 4-0 dhe kështu përfundoi ndeshja me fitoren e lartë të spanjollëve. /Telegrafi/


