Please enter at least 3 characters.

Spalletti thotë se Skriniari nuk ka çmim dhe asnjë klub nuk mund ta përballojë transferimin e  tij

2019/01/Milan-Skriniar-e1547462564569.jpg
284:"EMPOLI, ITALY - DECEMBER 29: Antonino La Gumina of Empoli FC in action against Milan Skiniar of FC Internazionale during the Serie A match between Empoli and FC Internazionale at Stadio Carlo Castellani on December 29, 2018 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Milan Skriniar është një nga mbrojtësit më të mirë të momentit në Serie A, por edhe në futbollin evropian.

Interi e bleu sllovakun nga Sampdoria në verën e 2017  për 34 milionë euro dhe që nga atëherë lojtari ka befasuar me paraqitje të mira.

"Askush nuk ka para mjaftueshëm të paguajë për Skriarin. Ai qëndron këtu pasi askush nuk mund ta përballojë”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes kundër Beneventos.

(Foto: Getty Images)

Për lojtarin ka shfaqur interesim shumë skuadra, një nga më seriozët është Paris Saint Germaini.

Besohet se lojtari ka refuzuar tashmë një ofertë nga PSG në vlerë 70 milionë, pasi mendojë se vlera e lojtarit është mbi 100 milionë euro.

Po ashtu në ta kaluarën për lojtarin kishte shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi, por tashmë zërat për Djajtë e Kuq janë shuar.

Në sezonin e kaluar përveç punës së madhe në mbrojtje, Skriniar kishte arritur të shënojë edhe katër gola. /Telegrafi/