Please enter at least 3 characters.

Spalletti publikon listën ndaj Beneventos, rikthehet kapiteni Icardi

2018/02/Inter-Icardi.jpg
251:"FLORENCE, ITALY - JANUARY 05: Mauro Icardi of FC Internazionale in action during the serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on January 5, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Luciano Spalletti ka publikuar listën për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Beneventos, ku vërehet rikthimi në skuadër i kapitenit Mauro Icardi pas tri ndeshjeve.

Mauro Icardi është kthyer në skuadrën e Interit për përballjen e së shtunës mbrëma ndaj Beneventos.

Kapiteni i Interit kthehet në veprim pas një muaji pa luajtur dhe pritet të luaj në ndeshjen e cila zhvillohet në Giussepe Meazza nga ora 20:45.

Argjentinasi nuk luan që nga barazimi 1-1 ndaj Spalit më 28 janar, dhe nuk ka shënuar që nga barazimi 1-1 ndaj Fiorentinas me 5 janar.

Icardi, lojtari kryesor i Interit (Getty Images)

Kishte shumë dyshime nëse Icardi do të ishte i gatshëm pasi shumicën e javës ka stërvitur i vetëm, por Spalletti ka vendosur ta ftoj dhe mund të luaj nga minuta e parë.

Ivan Perisic gjithashtu është kthyer në skuadër, ashtu sikurse Joao Miranda, i cili mungoi në humbjen e fundit ndaj Genoas.

Skuadra e Interit ndaj Benevento: Portier: Handanovic, Padelli, Pissardo Mbrojtës: Lisandro Lopez, Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D'Ambrosio, SkriniarMesfushorë: Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, BrozovicSulmues: Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti/Telegrafi/