Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Nainggolan duhet të përqendrohet në futboll

2018/12/Luciano-Spalletti.jpg
255:"EMPOLI, ITALY - DECEMBER 29: Luciano Spalletti head coach of FC Internazionale smile during the Serie A match between Empoli and FC Internazionale at Stadio Carlo Castellani on December 29, 2018 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Empolit, por jo dhe me paraqitjen e skuadrës.

Zikaltrit fituan me rezultat 1-0 fal golit nga Keita Balde, ndërsa në këtë ndeshje u rikthye edhe Radja Nainggolan.

"Ka ndeshje që mund të fillojnë në shkojnë në rrugën e gabuar nëse ju nuk i qaseni drejt", ka thënë Saplletti për Sky Sport Italia.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

"Ne nuk ishim të mbrehtë në pjesën e parë. Ishim më të mirë pas pushimit, kur Empoli provoi, ne ishim në gjendje të krijonim probleme".

"Është një fitore vendimtare. Edhe një herë kemi lëshuar shanse dhe kemi humbur topin shumë lehtë, diçka që nuk mund ta përballojmë. Empoli bëri një paraqitje të mirë, por për një skuadër si Interi, gjëja e vetme që ka rëndësi është rezultati".

Nainggolan u fut si zëvendësues në këtë ndeshje pas suspendimit për duelin ndaj Napolit, e gjitha kjo kishte ardhur pasi belgu ishte shfaqur me vonës në stërvitje.

"Radja është djalosh i ndjeshëm, ai tërhiqet nga gjëra tjera, por duhet t'i harrojë dhe të përqendrohet në futbollin", ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/