Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Icardi do të jetë në Kampionatin Botëror

2018/03/Mauro-Icardi-Arg-e1522071319642.jpg
257:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur për Mauro Icardin dhe Ivan Perisic.

Tekniku italian është i bindur që sulmuesi argjentinas do të ftohet nga Jorge Sampaoli për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi.

(Foto: Getty Images)

"Icardi? Mua më intereson personaliteti dhe karakteri që tregon ai çdo herë. Në Argjentinë e njohin, ai do të jetë në Kampionatin Botëror".

"Perisic? Cilësia e ekipit është rritur dhe nëse të gjithë bëjmë mirë, Perisic do të jetë në gjendje të shënojë", ka thënë Spalletti për RMC Sport.

Aktualisht Interi renditet në vendin e katër me 55 pikë, një më shumë se Lazio dhe pesë se Milani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Hellas Veronës.

Aktualisht Icardi në Serie A ka 22 gola dhe një asistim, kurse Perisic tetë gola. /Telegrafi/