Please enter at least 3 characters.

Sot vranët, vende-vende riga shiu

2024/11/Sheshi-Zahir-Pajaziti-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri  -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/