Please enter at least 3 characters.

Sot vranët, vende-vende riga shiu

2023/08/moti_me-shi.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/