Sot vranët, temperaturat deri në 9 gradë
Foto: Arkiv
12/12/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri 9 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/


