Sot vranët dhe me diell
04/11/2021
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/


