Please enter at least 3 characters.

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

2021/02/Kutia-zgjedhjet-votimet-2017-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për medie.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më 3 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.