Sot temperatura të larta, nga e enjtja me reshje shiu
09/09/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur kjo javë parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Tri ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e enjtja sërish do të ketë reshje shiu.
IHK për të martën ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të jenë 11– 14°C, ndërkaq temperaturat maksimale nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–4 m/s. /Telegrafi/


