Please enter at least 3 characters.

Sot nis votimi me postë për diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot nis votimi jashtë vendit, konkretisht përmes postës.

KQZ njofton se votimi nis nga 21 maji deri më 6 qershor.

Në njoftimin e Komisionit, bëhet e ditur se KQZ do t’ju dërgojë pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit

SI TË VOTONI PËRMES POSTËS?

  • Plotësoni fletëvotimin
  • Vendoseni në zarfin e fshehtësisë
  • Vendoseni zarfin e fshehtësisë dhe dëftesën e regjistrimit në zarfin kthyes
  • Shënoni adresën e kutisë postare
  • Dërgojeni zarfin në postë

Broshura e kandidatëve: https://kqz-ks.org/.../2026/05/143_Broshura_alsr-2.pdf

Lista e adresave: https://kqz-ks.org/.../2026.05.20-Adresat-e-kutive...

Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur rreth 105 mijë pako individuale, brenda së cilave gjendet nga një fletëvotim i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha këto pako, do të fillojnë të shpërndahen tek votuesit jashtë Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë kohës kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës. /Telegrafi/