Sot mbahet seanca për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë
29/11/2018
Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të mbahet seancë në të cilën deputetët do të parashtrojnë pyetje për kryeministrin, ministrat dhe funksionarët tjerë të qeverisë.
Seanca për pyetjet e deputetëve zakonisht mbahet në të enjten e fundit të çdo muaji, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përparësi në parashtrimin e pyetjeve do të kenë deputetët e opozitës./Telegrafi/


