Please enter at least 3 characters.

Sot fillon në Shkup Shkolla për siguri

2017/03/Policia-Speciale-Maqedonase.jpg

Në katër ditët e ardhshme, në Shkup dhe Krushevë, do të organozohet shkollë rajonale dimërore për çështje të sigurisë, e para e këtij lloji në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, organizimi i kësaj shkolle mbështetet nga fondacioni ''Konrad Adenauer'' dhe Qendra për studime evropiane ''Wilfried Martens''. Shkolla fillon sot në ora 14:30, kurse në listën e ligjëruesvke ka edhe profesorë nga Kroacia e Serbia.

Shkolla organizohet nga Fakulteti i Sigurisë - Shkup, si edhe Qendra për hulumtime dhe krijime të politikave./Telegrafi/