Please enter at least 3 characters.

Sot 459 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2021/08/Coronavirus-3.jpg

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.416 testime për coronavirus, ndërsa 459 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup - 235, Shtip - 30, Tetovë - 26, Kumanovë dhe Strumicë - nga 19, Dibër - 13, Gostivar, Ohër dhe Kërçovë - nga 12, Veles dhe Sveti Nikollë - nga 10, Manastir dhe Prilep - nga 9, Kriva Pallankë dhe Struga - nga 7, Radovish - 5, Kavadar dhe Koçani - nga 4, Bogdanci - 3, Vinica, Gjevgjeli, Kratova dhe Resnja - nga 2, Berovë, Delçevë, Makedonski Brod, Negotino dhe Pehçevë - 1 secila.

MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 21 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 368 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 180.045, prej të cilëve 158.809 janë shëruar, ndërsa 6.065 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (5 shtator) është 15.171./Telegrafi/