Rajoni i Prishtinës është i pasur me bukuri natyrore e destinacione të mahnitshme për t'u eksploruar dhe ofron vende të veçanta për ata që dëshirojnë të largohen nga rutina e qytetit.
Në zona malore fantastike e liqene, këto pesë vend janë sinonim i përsosur i harmonisë natyrore dhe aventurës së këndshme.
Nga Parku Nacional Blinaja me pyje të dendura deri te Liqeni i Badovcit me ujë të kthjelltë, e Parku Gërmia ku i ke të gjitha - secila prej këtyre destinacioneve ofron një përvojë të jashtëzakonshme për vizitorët.
Më poshtë keni një përmbledhje të top pesë vendeve më të mira në rajonin e Prishtinës, ku edhe mund të votoni për dy destinacionet tuaja të preferuara në sondazhin tonë.

Cilin nga këto vende i rekomandoni për viztën gjatë vikendit në rajonin e Prishtinës?

Klikoni tek shigjeta me drejtim lart në anën e majtë (Keni të drejtë 2️⃣ vota)

Parku Gërmia në Prishtinë

Parku Gërmia është një park rajonal i vendosur në verilindje të Prishtinës, Kosovë. Ai mbulon një sipërfaqe prej 62 kilometra katrorë dhe është pjesë e maleve të Rodopit. Parku është i njohur për peizazhet e tij të bukura, shtigjet për ecje dhe pishinën e madhe publike.

Liqeni i Badovcit

Liqeni i Badovcit është një rezervuar artificial i ndërtuar midis viteve 1963-1966 për të furnizuar Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë të pijshëm. Ndodhet rreth 5 km larg nga Prishtina dhe furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Liqeni ka një gjatësi prej 3.5 km dhe një thellësi maksimale prej 30 metrash. Është një vend i bukur për rekreacion dhe shëtitje, i rrethuar nga pyje dhe kodra.

Liqeni i Batllavës

Liqeni i Batllavës ndodhet pranë fshatit Orllan në komunën e Podujevës. Ky liqen artificial është ndërtuar në vitet 1970 dhe ka një thellësi maksimale prej 48 metrash. Ai shërben si burim kryesor i ujit të pijshëm për Prishtinën dhe Podujevën. Liqeni është gjithashtu një destinacion popullor për rekreacion dhe peshkim.

Parku Nacional Blinaja në Lipjan

Parku Nacional Blinaja në Lipjan është një zonë e mbrojtur natyrore që shtrihet në një sipërfaqe prej 2,794 hektarësh. Ky park është i njohur për biodiversitetin e tij të pasur, duke përfshirë mbi 900 kafshë të egra si kaproj, derra të egër dhe shumë lloje shpezësh. Parku gjithashtu përmban 33 liqej artificialë që ndihmojnë në mbajtjen e ekosistemit të shëndetshëm.

Parku të Pishat në Sllatinë

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë është një vend i bukur për aktivitete në natyrë si ecje, vrapim dhe piknik. Është i rrethuar me pisha dhe gjelbërim, duke ofruar një ambient të freskët dhe të qetë.