Please enter at least 3 characters.

Solskjaer arsyetohet për rezultatet negative: Njëjtë ka qenë në pesë vitet e fundit

2019/04/GettyImages-1144877307.jpg
274:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United looks on after the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United është duke kaluar nëpër një moment të keq në ndeshjet e fundit.

Djajtë e Kuq në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve kanë pësuar pesë humbje.

E për këtë situatë aspak të mirë ka folur edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që ka thënë se në pesë vitet e fundit ka qenë njësoj.

“Nuk ka qenë aspak situatë e mirë në 10 ditët e fundit, kanë qenë ditë shumë të vështira”.

Ole Gunnar Solskjaer. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë e kanë parë gjendjen tonë gjatë javëve të fundit dhe ky është realiteti, disa lojtarë duhet ta kuptojnë këtë gjë”.

“Nëse sheh totalin e pikëve në pesë vitet e fundit, mesatarisht kemi marrë 70 pikë dhe kjo nuk mjafton”, u shpreh Solskjaer.

Krejt në fund, trajneri norvegjez ka thënë se ndaj Chelseat duhet të marrin fitore për të vazhduar garën për pozitën e katërt. /Telegrafi/