Please enter at least 3 characters.

Sokoli i kënaqur me një pikë, Sejdiu ‘vajton’ kartonin e kuq për Lladrovcin

2016/01/sokoli-i-k-euml-naqur-me-nj-euml-pik-euml-sejdiu-lsquo-vajton-rsquo-kartonin-e-kuq-p-euml-r-lladrovcin_hd.jpg

Ferronikeli dhe Prishtina dje në ‘Bajram Aliu’ ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, në kuadër të xhiros së 15-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Tekniku i ‘bardhekaltërve’ thotë se është i kënaqur me barazimin, pasi që sipas tij, rrjedha e ndeshjes ka qenë e tillë.

Sokoli është në dyshim nëse ka ekzistuar penalltia në favor të Ferronikelit, dhe sipas tij, penalltia ishte vendimtare për skuadrën e tij.

“Rrjedha e ndeshjes ka qenë asisoj që ne jemi të kënaqur me këtë epilog, edhe pse kontrolluam lojën në pjesën më të madhe, por rezultati ishte ai që diktoi rrjedhën e lojës. Akordimi i penalltisë, që duhet parë a ka ekzistuar a jo, sepse aq sa kam parë unë nuk ka qenë, por mendoj se ishte vendimtar për lojën tonë dhe nën presionin e asaj penalltie dhe atij rezultati vazhduam të luajmë”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit prishtinas.

“Kemi bërë shumë gabime gjatë presionit që i kemi ushtruar kundërshtarit, por na duhet më shumë gjakftohtësi. Kemi mundur dhe duhet duhej dhënë më shumë edhe pse nëse kundërshtari vazhdon të mbrohet me 10-të futbollistë është vështirë të depërtohet. Kemi pasur pengesa me mos aftësimin e plotë të Ahmetit e Zogianit, Zhdrella të cilët mungojnë qe sa kohë, por ne duhet kërkuar gabimet tona dhe t’i përmirësojmë ato”, tha ai.

Ndërkaq, Gani Sejdiu, trajner i Ferronikelit mendon se kampioni vjeshtor nuk u përcaktua me fajin e skuadrës së tij.

Ai thotë se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por Sejdiu ‘vajton’ ndëshkimin me karton të kuq të Lapidar Lladrovcit.

“Nuk u përcaktua kampioni vjeshtor dhe nuk është faji ynë, sepse ne u munduam me gjithë forcën dhe e arritëm epërsinë dhe luajtëm mirë gjatë gjithë kohës deri në momentin e barazimit ku edhe u ndëshkuam me karton të kuq, e para ndeshjes u penalizuam edhe me portierin Kolshi që ishte i helmuar. Kjo pak a shumë na humbi sigurinë, por Prishtinën nuk e lejuam të krijonte raste dhe u ndëshkuam nga goditje standarde. Nuk më brengos aq barazimi sa kartoni i kuq i Lladrovcit për takimin e ardhshëm. Ky është derbi, sidomos kur luan kundër Prishtinës edhe kur mendon që e ke lojën në dorë dhe rezultatin dhe për një moment më nuk e ke. Duhet të jem i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe barazimin edhe pse s’mund të them që ishte epilog real, sepse absolutisht Prishtina nuk na dominoi dhe nuk na krijoi raste, por rezultati duhet respektuar”, theksoi Sejdiu.

Ferronikeli kryeson tabelën më 27 pikë të tubuara, ndërsa Prishtina ka tri pikë më pak dhe bashkë me Trepçë ’89 ndajnë pozitën e tretë. /KP/Telegrafi/