Please enter at least 3 characters.

Snoop Dogg: Dredhja e hashashit më ka bërë edhe kuzhinier

2018/10/snop3.jpg
236:"BEVERLY HILLS, CA - AUGUST 23: Snoop Dogg attends the Prive Revaux Investor Closing Party at Club James in Beverly Hills on August 23, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images for Prive Revaux Eyewear)
32:"Getty Images for Prive Revaux Ey

Këngëtari i famshëm Snoop Dogg mori famë në vitet '90, teksa për herë të parë u shfaq duke dredhur hashash në klipin e tij.

Së fundmi, ai i besoi të gjithë teksa vendosi që të zhvillojë një karrierë të re edhe në kuzhinë.

Ai sapo ka publikuar një libër recetash me titull "From Crook to Cook", që përkthyer në shqip i bie "Nga mashtrues, në kuzhinier".

Këngëtari thotë se rrokullisja e fletëve të hashashit dhe cigares e ka bërë mjeshtër për të rrokullisur dhe mbushur sushi.

Në librin e recetave të tij, dominojnë më shumë sallatat jeshile dhe ushqimet e gjelbra në përgjithësi.

“Të gjelbrat duhet edhe t’i hash, jo vetëm t’i tymosësh”, thotë ai në librin e tij.

Snoop Dogg thotë se karrierën si kuzhinier e ka nisur teksa punonte në një kuzhin të "MC Donald's".

Përveç ushqimeve, këngëtari është shumë i zoti edhe në përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të ndryshme. /Telegrafi/