S’ndalet Ferronikeli, fiton Kupën Pavarësia
28/11/2014
Skuadra nga Drenasi ka fituar edicionin e gjashtë të Kupës Pavarësia që u mbajt sot në Vlorë. Skuadra e Gani Sejdiut në finale mposhti Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1-0.
Golin e fitores për Ferronikelin e ka realizuar Përparim Livoreka.
Ferronikeli dhe Shkëndija arritën në finale të kësaj gare, pasi mundën Llamkos Kosovën, përkatësisht flamurtarin e Vlorës.
Rezultatet / Kupa e Pavarësisë
Gjysmëfinalet
Shkëndija – Flamurtari 1:0
Llamkos Kosova – Ferronikeli (1:3 pas penalltive)
Finalja
Shkëndija – Ferronikeli 0:1


