Please enter at least 3 characters.

Snapchat “thyen” bursën e Wall Street që në debutim

2017/02/auto_93931531_nysesnapchatreuters1486590185-1.jpg

“Snap” që ka krijuar aplikacionin e famshëm të mesazheve “Snapchat” ka bërë një hyrje të bujshme sot në “Wall Street”, duke konfirmuar urinë e investitorëve për ekonominë e internetit pavarësisht dyshimeve mbi rentabilitetin e sektorit.

Aksionet, ku vlera baze ishte 17 dollarë, 45 minuta pas hyrjes në bursë u rritën me 47 për qind, duke kapur vlerën e 24,99 dollarëve për aksion.

Kompania e krijuar në vitin 2011 me emrin “Picaboo” dhe e bërë e famshme nga aplikacioni me mesazhe e saj jetëshkurtër dhe filtrat fotografikë, vlerësohej rreth 35 miliardë dollarë, duke i shndërruar dy krijuesit e saj të rinj, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy në multimiliarderë pa mbushur akoma 30 vjeç.