Please enter at least 3 characters.

Sky Sports zbulon gabimisht sponsorin e ri të fanellave të Chelseat

2023/08/chelsea.jpeg

Chelsea thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me kompaninë e bioinxhinierisë sportive, Infinite Athlete për t'u bërë sponsori i fanellave të skuadrës.

Marrëveshja nuk është shpallur ende zyrtarisht, por fanellat me logon e kompanisë amerikane tashmë janë printuar — dhe tashmë janë duke u veshur nga lojtarët e Bluve.

Të paktën, Noni Madueke shihet duke e veshur atë përpara njoftimit zyrtar në një video të re të Sky Sports.

Momenti është kapur për më pak se një sekondë ndërsa kamera lëviz nga Noni te Raheem Sterling, i cili, si lojtarët e tjerë në video, vesh një fanellë pa sponsor.

Pra, ndoshta është një zbulim i rastësishëm nga Sky Sports, por që tashmë është zbuluar sponsori i ri i fanellave të Chelseat.

Është raportuar më parë se Chelsea do të fitojë afro 50 milionë euro në sezon nga Infinite Athlete/Telegrafi/