Please enter at least 3 characters.

''Skopje on Ice'', gara e parë historike në patinazh që mbahet në Maqedoni

2017/02/patinazh.jpg

Për herë të parë në Shkup, më 24 dhe 25 shkurt mbahet gara shtetërore në patinazh ''Skopje on Ice'', garë e parë në historinë e Maqedonisë. Gara ka edhe karakter kombëtar, edhe ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të marrin pjesë sportisë në më shumë kategori, respektivisht në garat e njohura ndërkombëtare të rinj/reja, juniorë, seniorë,si edhe në kategorinë Kadetë C dhe B. Gara do të mbahet edhe në kategorinë interpretuese sipas moshës së garuesve.

Pjesëmarrësit e jashtëm vijnë nga Serbia, Sllovenia, Greqia, Mbretëria suedeze. Gjithsej do të jenë 60 garues./Telegrafi/