Skiatorët kosovarë kërcejnë nga skilifti në Brezovicë (Video)
10/02/2015
Brezovica është destinacion i preferuar për kosovarët që i duan sportet e dimrit, mirëpo janë disa prej tyre të cilët i kanë pasion sportet ekstreme me ski dhe snowboard.
Asgjë nuk i tremb skiatorët Meriton Bobaj, Nol Turjaka dhe Petrit Prekazi, të cilët së fundmi kanë realizuar një videoklip ku shihen duke kërcyer nga skilifti në Brezovicë dhe pastaj lëshohen për të bërë manovra.
Për më shumë ndiqeni videon spektakolare të këtyre djelmoshave të paparë. /Telegrafi/


