Skenat nga festa e papërmbajtur e futbollistëve arabë brenda zhveshtores pas fitores heroike ndaj Argjentinës
Arabia Saudite ka bërë befasinë e madhe në Kampionatin Botëror duke e mposhtur favoritin Argjentinën
Përfaqësuesja e Lionel Messit u trondit në Lusail Stadium me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë (2-1).
Menjëherë pas ndeshjes, tifozët arabë janë parë rrugëve duke brohoritur e duke festuar, ndërkohë që nuk kanë hezituar ta ngacmojnë superyllin e skuadrës me festën ‘SIUUU’ të Cristiano Ronaldos.
Momentet e bukura të fitores janë bartur edhe në zhveshtoren e përfaqësueses së Arabisë Saudite, ku futbollistët nuk janë përmbajtur nga festa e tyre.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video dhe fotografi nga çastet e festës së çmendur, teksa lojtarët janë parë duke bërtitur, duke vallëzuar, duke hedhur gjësende e duke kërcyer mbi tavolina. /Telegrafi/


