Skena 'apokaliptike' në SHBA, tornado shkatërruese merr para gjithçka
Skena që të kujtojnë një katastrofë filmike u zhvilluan në shtetin amerikan të Illinois, kur një tornado përfshiu një zonë rurale të Qarkut Livingston, duke lënë pas dëme të shumta dhe imazhe mahnitëse.
Fenomeni u kap në video, me vorbullën e madhe që mbulonte pothuajse të gjithë horizontin ndërsa lëvizte drejt qytetit të Streetor.
Imazhet kapin intensitetin e fenomenit ekstrem të motit, i cili u shoqërua me stuhi të forta që goditën zonën e Chicagos për orë të tëra.
Quick edit showing some of the intense moments today while documenting 8 tornadoes in northern Illinois into Indiana. Massive shoutout to @skydrama for nailing the forecast in the warm sector. Hands down the craziest tornado outbreak I've ever documented.
Full video will be… pic.twitter.com/LZ1ciAlR3e
— Gabe Cox 🌪️ (@gabecox) June 12, 2026
Sipas mediave lokale, tornadot dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturë, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe ranë në rrugë, duke ndërprerë trafikun për disa orë.
Shkalla e shkatërrimit të lënë pas nga moti i keq u zbulua me dritën e parë të ditës.
Një burrë u shpëtua nga rrënojat e shtëpisë së tij, e cila u shemb për shkak të erërave të forta. Deri më tani nuk janë raportuar lëndime të tjera serioze, pavarësisht ashpërsisë së fenomenit. /Telegrafi/


