Please enter at least 3 characters.

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Partnerja e një ylli të Mallorcas ka pohuar se ajo dhe partnerët e disa lojtarëve të tjerë janë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' pas përplasjes së skuadrës së tyre në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit në Arabinë Saudite.

Superkupa e Spanjës u zhvendos në Arabinë Saudite në vitin 2020 dhe u bë një turne i zgjeruar me katër ekipe.

Real Madridi e fitoi ndeshjen 3-0 falë golave ​​të pjesës së dytë të Jude Bellingham dhe Rodrygo, me Martin Valjent të Mallorcas që e futi topin në rrjetën e ekipit të tij.

Reali do të përballet me Barcelonën në finale, ku ajo përballje do të zhvillohet në King Abdullah Sports City, Jeddah.

Cristina Palavra - gruaja e yllit të Mallorcas, Dani Rodriguez - tha për gazetën spanjolle 7EsportsIB3 se tifozët vendas, të cilët po mbështesnin Real Madridin, "ngacmuan" atë dhe të dashurat e lojtarëve të tjerë ndërsa po largoheshin nga stadiumi, dhe i ka fotografuar ‘nga afër’.

Ajo shpjegoi: “Shkuam me fëmijët dhe nuk kishte siguri. E vërteta është se djemtë e këtij vendi filluan të na fotografonin nga afër dhe na ngacmonin, edhe Natalin, gruan e Dominik Greif".

Një mbështetës i Mallorcas i cili ishte i pranishëm në stadium i tha El Partadizo de COPE se sigurimi :na ngatërroi me tifozët nga atje... dhe gjatë gjithë ndeshjes, shumë prej tyre po na shqetësonin, talleshin me ne, shqetësonin dhe provokonin fëmijët dhe të moshuarit". /Telegrafi/