Please enter at least 3 characters.

Skandal në Spanjë, prokurorja e rastit të Messit dhe Neymarit shikon nga afër Realin në Bernabeu (Foto)

2017/01/img_dduch_20151111-133532_imagenes_lv_propias_dduch_20151111-4-36-kaLD-U403004518998Kk-992x558@LaVanguardia-Web.jpg

Lionel Messi dhe Neymar janë duke u hetuar nga gjykata spanjolle për evazion fiskal, por ky nuk lajm tashmë.

Tashmë lajm është bërë prokuroja e cila drejton këtë rast Marta Silva, e cila është tifoze e Real Madridit.

Silva është parë në shkallët e Santiago Bernabeut gjatë fitores së Los Blancos me rezultat 3-0 ndaj Real Sociedadit.

E gjitha kjo ka shkaktuar shumë bujë në mediat në Spanjë dhe në rrjetet sociale.

Kjo nuk shikohet si një lëvizje e menduar mirë nga Marta Silva, pasi tashmë ajo është cak i tifozëve të Barçës të cilët kanë frikës se preferencat e saj sportive do të ndikojnë në mbarëvajtjen e hetimeve dhe vendimit final. /Telegrafi/