Please enter at least 3 characters.

S’KA SE SI …

2018/01/Jacques-Prevert.jpg

Poezi nga: Jacques PrevertPërktheu: Maksim Rakipaj

S’ke pse i thua gjethes mos lëviz.
S’ka se si … është era!
S’ke pse i thua diellit mos lëviz.
S’ka se si … është nata!
S’ke pse i thua njeriut jeto përjetësisht.
S’ka se si … është vdekja!
S’ke si më thua “mos më duaj”.
S’ka se si … tani të kam parë!