Please enter at least 3 characters.

Situata në Deçan, drejtori i AKI-së raporton para komisionit

2021/07/Petrit-Ajeti-drejtor-i-AKI-se-takim-njoftues-me-Komisioni-per-Mbikeqyrjen-e-AKI-se-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti do të raportoj para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI_së.

Ajeti do të raportoj në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit.

“09:00 Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Deçani është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1000 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë pasi dyshohet se janë helmuar