Please enter at least 3 characters.

Sistemi i shumëpritur i Rimbursimit të Depozitave po vjen edhe në Kosovë - së shpejti do të paguheni për shishet e plastikes, qelqit dhe kanaçet

2024/02/01000000-0aff-0242-c0c7-08dc37976ad8_w1597_n_r0_st_s.jpg

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sot ka njoftuar se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).

Ministri, Liburn Aliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

“Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Telegrafi/