Please enter at least 3 characters.

Sinani përforcimi i radhës i Sigal Prishtinës

2016/01/sinani-p-euml-rforcimi-i-radh-euml-s-i-sigal-prishtin-euml-s_hd.jpg

Në një prononcim për GazetaOlle.com Sinani zbulon se ka arritur marrëveshje me kryeqytasit duke zbuluar edhe synimet me klubin e tij të ri.

“Kam arritur marrëveshje 1-vjeçare me klubin e Prishtinës dhe për këtë jam shumë i lumtur. Do ta jap maksimumin për të ndihmuar klubin tim të ri të mbroj titullin e Ligës Ballkanike, të ligës së Kosovës, dhe të rikthejmë Kupën e Kosovës. Shpresoj se që edhe në EuroCup të arrijmë të kalojmë fazën e grupeve”, u shpreh Sinani për GazetaOlle.com

Ndryshe Sinani ka falenderuar edhe dy trajnerët e tij personal. “Dua të falenderoj dy trajnerët e mijë përsonal Adriatik Kajtazin dhe Astrit Hajrullahun, të cilët më ndihmuan që të arrij formën time”, deklaroi Sinani.

Të kujtojmë që Sinani kishte ofertë edhe nga Liga e Parë e Turqisë nga skuadra AdnaSpor.