Please enter at least 3 characters.

Simon Cowell dhe familja fotografohen duke shëtitur me maska

2020/04/SimonCowell-e1586182481161.jpg
206:"PASADENA, CALIFORNIA - MARCH 04: Simon Cowell attends the "America's Got Talent" Season 15 Kickoff at Pasadena Civic Auditorium on March 04, 2020 in Pasadena, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)
12:"Getty Images

Simon Cowell dhe Luauren Silverman së bashku me djalin e tyre Eric kanë vendosur të shëtiten me biçikleta në Los Angeles në mes të pandemisë coronavirus.

Krijuesi i X Factor kishte pranuar më parë se ishte i tmerruar nga virusi vdekjeprurës që po kaplon botën. "Kur dal me biçikletë unë mbaj gjithmonë maskë," i kishte thënë Simon redaktorit ekzekutiv të The Sun.

Në fotografitë e publikuara nga tabloidi, Simon është mbështjellë me një maskë mbrojtëse të zezë dhe është veshur në mënyrë sportive.

Bashkëshortja e tij, Lauran Silverman, ka të veshur xhinse të bardha dhe në kokë mban një kapele bejsbolli, kurse gjashtëvjeçari përpos maskës kishte të vendosur një helmetë shumëngjyrëshe.

Simon, i cili jeton në Los Angeles me familjen e tij, ka qenë shumë i rreptë ndaj masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemise coronavirus. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)