Please enter at least 3 characters.

Simeone kërkon nga La Liga të ndryshohet data e afatit kalimtar

2019/08/Simeone-1.jpg
273:"SAN LUIS POTOSI, MEXICO - AUGUST 03: Diego Simeone coach of Atletico de Madrid looks on during the friendly match between Atletico San Luis and Atletico de Madrid at Estadio Alfonso Lastras on August 3, 2019 in San Luis Potosi, Mexico. (Photo by Refugio Ruiz/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se afati kalimtar i transferimeve të La Ligas duhet të mbyllet para fillimit të sezonit.

Afati i verës 2019-20 mbetet i hapur për klubet e La Ligës deri më 2 shtator, pavarësisht se sezoni fillon më 16 gusht, dhe argjentinasi dëshiron që kjo gjë të ndryshojë.

"Unë mendoj se të gjithë menaxherët e La Ligas do të donin që të ndryshohej në mënyrën se si është tani në Angli", ka thënë fillimisht Simeone.

"Jam i sigurt se shumica e menaxherëve e kanë ndërtuar skuadrën me të cilën dëshirojnë të punojnë përpara ndeshjes së parë të sezonit".

"Do të ishte mendërisht më e shëndetshme për të gjithë të përfshirët nëse afati do të ishte e mbyllur dhe të gjithë do të përqendroheshin tek ata djem që do të luajnë".

"Tani duhet të presim deri më 2 shtator dhe mund të ketë ndryshime", përfundoi trajneri i Atleticos.

Ndryshe, Atletico ka qenë njëri nga klubet më aktive në këtë afat kalimtar duke bërë shitje dhe blerje të mëdha si Antoine Griezmann dhe Joao Felix. /Telegrafi/