Please enter at least 3 characters.

​Sigurimi shëndetësor e pensionimi i parakohshëm për policët, s’kalon amendamenti në Kuvend

2023/12/406691748_3285392005086684_8878016020636571071_n-1.jpg

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përkrahur dy amendamente të Partisë Demokratike të Kosovës sa i përket sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohshëm për policët.

Duke i prezantuar amendamentet, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se të njëjtat janë të nevojshme për policinë.

“Propozoj që të shtohet kodi i ri buxhetor në vlerë pesë milionë euro për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Për mos kalimin e këtyre dy amendamenteve ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se i vjen turp që është pjesë e kësaj legjislature.

“Më vjen shumë turp që jam pjesë e këtij parlamenti. Sot e keni pas mundësinë që të përmirësoni gabimet që i keni bërë gjatë gjithë kësaj legjislature ndaj policisë së Kosovës”, tha ajo.