Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina premton fitore kundër Kozuvit

2016/01/sigal-prishtina-premton-fitore-kund-euml-r-kozuvit_hd.jpg

Përballja mes këtyre dy skuadrave është tejet e rëndësishme për kreun e tabelës. Kampionia e Kosovës në këtë ndeshje vjen pas humbjes kundër Craiovas.

Kryeqytetasit tashmë më ndryshime të mëdha në skuadër, kundër Kozuvit synojnë tu kthehen fitoreve.

Trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, e vlerëson të vështirë përballjen me radhës, por, Ilievski beson se të përzgjedhurit e tij do të bëjnë më të mirë kundër Kozuvit. Tekniku maqedonas thotë se Sigal Prishtina do të jetë e hendikepuar në duel me Kozuvin, sepse sipas tij, qendra Blerim Mazreku nuk do të mund të luajë për shkak të lëndimi të pësuar, transmeton kp.

“Se pari për mua është ndër që jam në një klub sikurse që është klubi i basketbollit Prishtina dhe ambiciet e tyre që jam i njoftuar nga mediat. Në dy javët e fundit situata është momentalisht kjo që është dhe është e papërshtatshme për këtë klub, sepse ka shumë ndryshime, lojtarë të larguar, të lënduar dhe të cilët kanë mbetur, por për ne ka shumë rëndësi lojtarët e ri që kanë ardhur. Hendikep për ne është mungesa e lojtarëve nën kosh. Blerim Mazreku është i lënduar dhe nuk do të jetë në formacion tonë, dhe në vend të tij do të luajë Mawunka. Ne jemi ky ekip dhe do të japim maksimumin si skuadër të cilët kanë dëshirë që ta bëjnë një lojë të mirë për tifozët e vet”, ka thënë Ilievski.

Ai ka kërkuar nga tifozët prishtinas që në këtë ndeshje të jenë në numër sa më të madh, sepse sipas tij, mbështetja e tifozëve është e rëndësishme për Sigal Prishtinën.