Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina ndez motorët, përforcohet me katër të huaj

2016/01/f.0620153456331_210.jpg

Klubi nga kryeqyteti në sezonin e ardhshëm do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën Ballkanike dhe për këtë ka filluar angazhimet për ta përforcuar skuadrën sa më shumë. Ju kujtojmë që së fundmi Sigal Prishtina ka marrë një ndihmë financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej 35 mijë eurove.

“Ne veç kemi arritur marrëveshje me katër basketbollistë të huaj, por emrat nuk mund t’i bëjmë publike. Ata janë lojtarë për të gjitha pozitat dhe së pari do të vijnë në prova këtu. Ne jemi zotuar se do të sjellim lojtarë kualitativ dhe këtë do ta bëjmë”, ka njoftuar Miftari.

Së fundmi është thënë nëpër media se drejtuesit e Sigal Prishtinës po tentojnë ta rikthejnë përsëri në klub trajnerin turk, Ahmet Kandemir, por për këtë ende nuk kanë marrë përgjigje nga ai.

“Ende nuk ka asgjë konkrete, por përgjigjen e Ahmet Kandemirit do ta kemi kah mesi i korrikut”, theksoi ish-basketbollisti i Prishtinës.

Në mënyrë që të përgatitën sa më shumë për edicionin e ardhshëm, klubi do të shkojë në një kamp stërvitor në Gelibolu të Turqisë, ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore me klube të njohura të këtij vendi.

“Do të shkojmë në Gelibolu të Turqisë. Ende nuk dihet se kur do të nisemi, por besoj se diku kah mesi i muajit gusht do të jemi atje dhe do të zhvillojmë ndeshje provuese me disa ekipe të njohura, si Besiktasi, Darussafaka, Karsiyaka, etj”, ka thënë drejtori sportiv i Sigal Prishtinës. /Telegrafi/