Please enter at least 3 characters.

“Sigal Prishtina mund të tejkalojë vetveten në arritjen e objektivave”

2016/01/ldquo-sigal-prishtina-mund-t-euml-tejkaloj-euml-vetveten-n-euml-arritjen-e-objektivave-rdquo_hd.jpg

Prishtinasit do të ballafaqohen me Levskin, në një ndeshje ku të dy skuadrat synojnë të sigurojnë një vend në mesin e katër ekipeve që do të garojnë në fazën e play-off-it.

Presidenti i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, në një intervistë për RTK 1, ka thënë se Sigal Prishtina është e përgatitur për këtë sfidë tejet të rëndësishme në garat e Ligës Ballkanike. Sipas tij, sonte Sigal Prishtina mund të tejkalojë vetveten në arritjen e objektivave.

“Është ndeshje e karakterit ndërkombëtare, dhe ne sot mund të tejkalojmë vetveten në kuptimin e arritjes së objektivave”, ka thënë Stavileci.

I pari i klubit kryeqytetas pret që Sigal Prishtina të kualifikohet në fazën finale, dhe me këtë lojë ai thotë se synojnë të përcjellin cilësi dhe imazh të mirë të Kosovës.

Stavileci ka bërë të ditur se tifozët janë përgatitur me koreografi të jashtëzakonshme. Ai ka ftuar të gjithë adhuruesit e basketbollit për të përcjellë këtë ndeshje.

Sigal Prishtina aktualisht zë vendin e tretë me 25 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Levski në pozitën e dytë, kurse tabelën e kryeson Galil Gilboa më 26 pikë të grumbulluara.

Ndeshja Sigal Prishtina-Levski nis në orën 16:30. /KP/Telegrafi/