Si të votosh saktë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës?
05/11/2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
KQZ ka publikuar një video ku tregon mënyrën e saktë të votimit.
Këto janë hapat e votimit:
Sigurohu që fletëvotimi të jetë i vulosur
Shëno vetëm njërin kandidat
Palos fletëvotimin për të ruajtur fshehtësinë
Vendose në kutinë e votimit. /Telegrafi/


