Please enter at least 3 characters.

Si ndryshon trupi kur mbathni take!

2016/06/742a6cc8166cffa0711638f916baac55-611x380.jpg
10:"The Boss 2

Taket e larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këmbët tuaj, por kjo nuk i ndalon femrat që t’i mbathin ato ditë e natë.

Një studim në ‘JAMA’ tregon që mbathja e takeve të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht.

Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath take të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni.

Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës, shkruan Femina. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.

Rreziqet e mbathjes së takave të larta:

- Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës;
- Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon;
- Mpirje në gishtërinjtë e këmbës;
- Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës

Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësiht nga taket e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta.

Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës. /Telegrafi/