Please enter at least 3 characters.

Si e mbajti Jennifer Aniston fustanin që e veshi në SAG Awards të mos rrudhej?

2020/01/GettyImages-1200729970-e1579678064610.jpg
211:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: Jennifer Aniston attends 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Leon Bennett/Getty Images)
12:"Getty Images

Jennifer Aniston mund të jetë një prej yjeve që shkëlqeu në SAG Awards, por arritja e saj deri në tepihun e kuq nuk ishte edhe aq e lehtë.

Aktorja e “Morning Show”, 50-vjeçe, kishte veshur një fustan Dior të John Galliano në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën, ndërsa i la shumë pak vend imagjinatës me dukjen e saj.

Por, në mënyrë që ky fustan delikat të mos rrudhej para se ajo të arrinte në tapetin e kuq, Aniston u detyrua që të shtrihej në ulëset e prapme të veturës së saj.

“Pa rrudha... më e vështirë se sa duket”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në Instagram, ku shihet në një pozitë jo të rehatshme derisa po udhëtonte në ceremoninë e çmimeve.

Në imazhin tjetër të ndarë me ndjekësit, Jennifer zbuloi çmimin që e ka fituar të cilën e kishte vendosur në qoshen e vaskës së saj. duke shkruar, “Diku midis këtyre dy fotove, bashkëmoshatarët e mi më dhanë një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë”.

Shumë të famshëm e uruan Anistonin për çmimin e saj për ‘Performancën e shkëlqyeshme nga një Aktore Femër në një seri Drama’, duke përfshirë bashkëpunëtoret e saj në “Friends”, Courteney Cox, Rita Wilson, Drew Barrymore dhe shumë më tepër.

Jennifer Aniston (Foto: Leon Bennett/Getty Images)

Pasi pranoi statujën e saj, aktorja u pa shumë e lumtur teksa u ribashkua në prapaskenë edhe me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt. /Telegrafi/