Shyhreti, një këngë për vajzën (Video)
22/04/2015
Shyhrete Behluli ka publikuar videoklipin e saj më të ri të këngës që mban titullin “Për vajzën”.
Kënga është një baladë, e cila i kushtohet rëndësisë së vajzës si pjesë e çdo familjeje.
Ilir Berani është krijues i kësaj kënge, të cilës ia ka kompozuar muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.
Nexhat Mujovi-Virusi ka bërë orkestrimin, ndërsa videoklipi është realizuar nga EMF Creative. /Telegrafi/


