Please enter at least 3 characters.

Shumë i angazhuar në muzikë, por Lumi B gjen kohë edhe për familjen (Foto)

2017/10/lummm-e1507224495966.jpg

Reperi i njohur Lumi B është një prej reperëve më të pëlqyer të skenës.

Këtë verë, ai publikoi në bashkëpunim me Dhurata Dorën këngën "Simpatia", e cila u prit mirë dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Megjithëse është shumë i angazhuar, Lumi gjen gjithnjë kohë edhe për familjen e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë bashkëshortes dhe djalit të tij.

Të veshur me shumë stil në ngjyrën e zezë, ndonëse të koncentruar në 'smartphone-t' e tyre, ata dukeshin mjaft të freskët dhe në harmoni. /Telegrafi/