Please enter at least 3 characters.

Shuma që partitë parlamentare pritet t’i marrin nga buxheti i Kuvendit të Kosovës

2021/03/kuvendi-1.jpg

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë.

Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë.

Siç ka mësuar Telegrafi, kjo do të jetë renditja buxhetore paritë e përfaqësuara në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje 1 milion e 463,565.21 euro

Partia Demokratike e Kosovës 479,443.78 euro

Lidhja Demokratike e Kosovës 378,508.24 euro

Lista Serbe 252,338.83 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 201,871.06 euro

Kosova Demokratik Türk Partisi 50,467.77 euro

VAKAT 25,233.88 euro

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 25,233.88 euro

Romani Iniciyativa 25,233.88 euro

Nova Demokratska Stranka 25,233.88 euro

Socialdemokratska Unija 25,233.88 euro

Jedinstvena Goranska Partija 25,233.88 euro

Partia e Ashkalinjëve për Integrim 25,233.88 euro

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 25,233.88 euro /Telegrafi/